​Suspendohen dy zyrtarë policorë të policisë kufitare

Kronikë e zezë

​Suspendohen dy zyrtarë policorë të policisë kufitare

Më: 23 maj 2022 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës përmes rrugëve operative janë informuar lidhur me një rast ku dyshohet se disa zyrtarë policorë të policisë kufitare, janë të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

IPK thotw se bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës.

Mbi bazën e të gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori i çështjes dhe me autorizim të tij janë ndërmarr veprime të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit dhe janë intervistuar 5 zyrtarë policorë të përfshirë në këtë çështje me dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Lidhur me këtë rast me rekomandim të IPK-së janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare në Lindje (njëri nga ta me gradën major) përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat