Diskoteka në Çagllavicë sulmohet me kallash

Kronikë e zezë

Diskoteka në Çagllavicë sulmohet me kallash

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 08:29

Diskoteka “Venom” që ndodhet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, konkretisht në Çagllavicë, mbrëmë është rrethuar me shitira të policisë pasi dyshohet se është sulmuar me kallash.

Në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës për ta trajtuar rastin, teksa nuk dihet nëse është vënë në pranga ndonjë i dyshuar.

Gjithashtu nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

As motivet e sulmit nuk dihen akoma.

Gazeta është në pritje të një përgjigje nga Policia e Kosovës për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat