Dalin detaje të reja për plagosjen në Gjakovë, çka u sekuestrua nga Policia?

Kronikë e zezë

Dalin detaje të reja për plagosjen në Gjakovë, çka u sekuestrua nga Policia?

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 09:53
Fotografi e armës dhe municionit të sekuestruar:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për plagosjen e ndodhur mbrëmë në Dujakë të Gjakovës, ku viktima mashkull i lindur në vitin 1978 kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjakovës për shkak të plagës së shkaktuar nga arma e zjarrit.  

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative dhe hetimore dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes (fshati Dujakë, Komuna e Gjakovës), “ku dhe është arrestuar i dyshuari SH. K. (M/K) i lindur në vitin 1978 i cili dyshohet që pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën e kishte qëlluar atë me armë zjarri”.

Tutje, te i dyshuari është sekuestruar pistoletë e fishekë të kalibrit të ndryshëm.

“Në posedim të të dyshuarit është sekuestruar arma pistoletë e kalibrit 7.62mm (e cila dyshohet të jetë përdorur në rast), dhe 6 copë fishekë të kalibrit 7.62mm

Me urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata në vendbanimin e të dyshuarit po ashtu është sekuestruar si provë materiale edhe një karikator dhe 8 copë fishkë të tjerë të kalibrit 7.62mm”, njofton policia.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit pas përfundimit të procedurave policore, personi i arrestuar ndalohet për 48 orë në ndalim policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat