Aksident trafiku në Debërllukë të Vushtrrisë, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Debërllukë të Vushtrrisë, tre të lënduar

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Sot rreth orës 16:20 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, më konkretisht në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zaiti.

“Aksident trafiku me lëndime i ndodhur rreth orës 16:20, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë, nga hetimet fillestare bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat