​Pesë persona helmohen pasi konsumuan artikuj të dëmshëm ushqimor, policia arreston të dyshuarin

Kronikë e zezë

​Pesë persona helmohen pasi konsumuan artikuj të dëmshëm ushqimor, policia arreston të dyshuarin

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Në fshatin Merdarë të Podujevës policia ka arrestuar një të dyshuar nën dyshimin se 5 persona janë helmuar nga ushqimi në restorantin e të dyshuarit.

Njësitë relevante policore dhe inspektoret e AUV-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe restoranti i është mbyllur përkohësisht.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje dhe rasti është inicuar si prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor.

Fsh. Merdare, Podujevë 24.09.2022 – 19:00. Me 25.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se 5 (pesë) persona/viktima meshkuj kosovar janë helmuar nga ushqimi në restorantin e të dyshuarit. Njësitë relevante policore dhe inspektoret e AUV-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe restoranti i është mbyllur përkohësisht. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat