E rëndë: 37-vjeçari në Vushtrri tenton t’i japë fund jetës së tij, e shpëton bashkëshortja

Kronikë e zezë

E rëndë: 37-vjeçari në Vushtrri tenton t’i japë fund jetës së tij, e shpëton bashkëshortja

Më: 23 mars 2023 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në fshatin Bajnskë të Vushtrrisë, ku një burrë ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.

Mësohet se 37-vjeçari ka tentuar të vetëvritet me një zinxhir, por që më pas atë e ka gjetur në gjendje të rëndë bashkëshortja e tij, e cila ia ka larguar zinxhirin nga qafa dhe ka bërë thirrjet për ndihmë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipi mjekësor i Eemergjencës të cilët kanë transportuar viktimën në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë. Pas dhënies së ndihmës së parë, 37-vjeçari është dërguar për trajtim të mëtutjshem në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nuk dihen motivet që shtynë viktimën të kryejë këtë vepër, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat