Një lokal është demoluar në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje”, është shprehur Ahmeti.
Sipas Ahmetit, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 21:30.