Dyshohet se në një shkollë të Prishtinës pati kanosje me thikë

Kronikë e zezë

Dyshohet se në një shkollë të Prishtinës pati kanosje me thikë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Sot në një shkollë në Prishtinë, u dyshua se pati kanosje me thikë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 12:20 është raportuar për një kanosje me thikë në një shkollë në Prishtinë”, tha Ahmeti.

Njësitet përkatëse policore në koordinim me prokurorin dhe Qendrën për Punë Sociale janë duke e trajtuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat