Rasti i dhunimit të 13-vjeçares: Ky është i dyshuari i dytë, bie në prangat e Policisë

Kronikë e zezë

Rasti i dhunimit të 13-vjeçares: Ky është i dyshuari i dytë, bie në prangat e Policisë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Sonte u raportua edhe për një tjetër rast tronditës të dhunimit të një vajze të mitur nga Suhareka që dyshohet se ka ndodhur së fundmi. Viktima 13-vjeçare, e cila u raportua e zhdukur dhe u gjet pas dy ditësh dyshohet se është keqtrajtuar seksualisht nga dy persona. Fillimisht u arrestuar vetëm njëri nga të dyshuarit, teksa tashmë policia ka arritur ta kap edhe të dyshuarin e dytë.

Media ka mësuar se përveç Durak Dakës, rreth 21-vjeçar, ndaj të cilit është urdhëruar masa e ndalimit policor, i dyshuar për rastin është edhe Planet Berisha, rreth 20-vjeçar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren, me ç’rast është bërë e ditur se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Çka dihet për rastin?

Policia e konfirmoi se rasti u zbulua pasi  13-vjeçarja nga Suhareka u denoncua e zhdukur nga familja e saj dhe Policia arriti ta gjejë atë në qytetin e Vushtrrisë. E mitura ishte raportuar e zhdukur më 16 mars dhe nuk dihej asgjë për fatin e saj, deri më 18 mars, ku një njësi policore ra në gjurmët e saj.

Sipas informacioneve të para, vajza 13-vjeçare gjatë kësaj kohe ka qëndruar me dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të. Të njëjtit dyshohen se e kanë dhunuar vajzën në disa motele të ndryshme.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pasi vajza u gjet, është dërguar në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

Ndërsa viktima e mitur, pasi është intervistuar është dërguar në strehimore, duke mos pranuar që të kthehet në shtëpinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat