Rezultonte e zhdukur, e mitura nga Prizreni dyshohet se u dhunua seksualisht nga dy persona

Kronikë e zezë

Rezultonte e zhdukur, e mitura nga Prizreni dyshohet se u dhunua seksualisht nga dy persona

Më: 22 mars 2024 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht në Prizren. E njëjta ishte raportuar si e zhdukur nga familja.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona.

“Prizren 16-18.03.2024. Më 16.03.2024 në stacionin policor, nga familjarët ishte raportuar si person i zhdukur viktima femër kosovare e mitur, ndërsa me datën 18.03.2024 sektori i hetimeve rajonale pas një pune intensive ka arritur që viktimën e mitur ta gjejë. Viktima ka deklaruar gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërim të dy personave, me të cilët kishte dyshohet se kishte kryer veprën e lart-cekur. Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që viktima e mitur të dërgohet për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia shton tutje se lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat