Automjet të udhëtarëve, produkte mishi, alkool, produkte higjienike e barëra – policia njofton për konfiskimin e disa mallrave në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Automjet të udhëtarëve, produkte mishi, alkool, produkte higjienike e barëra – policia njofton për konfiskimin e disa mallrave në Zubin Potok

Më: 22 mars 2024 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar disa mallra të kontrabanduara në fshatin Jasenovik i Poshtëm të Zubin Potokut.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, mallrat e kontrabanduara janë gjetur në një shtëpi.

“Jasenovik i Poshtëm, Zubin Potok 20.03.2024. Njësia doganore dhe njësitë policore, me autorizim të prokurorit, nën dyshimin për mall të kontrabanduar, kanë hapur me forcë dy dyer të një shtëpie”, thuhet në njoftim.

Policia tutje ka treguar në detaje se çfarë ka konfiskuar.

Gjatë kontrollit në shtëpi, nga zyrtarët doganorë është sekuestruar: një automjet i udhëtarëve, 82 pako me produkte mishi, 3 bidonë me nga 100 litra alkool dhe 11 shishe qelqi x 20 litra alkool, produkte higjienike dhe 81 pako medikamente medicinale (barëra)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat