Sulmon policin në detyrë, arrestohet qytetari

Kronikë e zezë

Sulmon policin në detyrë, arrestohet qytetari

Më: 22 mars 2024 Në ora: 08:49
Ilustrim

Një qytetar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi e kishte sulmuar një zyrtar policor gjatë detyrës së tij zyrtare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 të së enjtes në Prizren, kur gjatë një mosmarrëveshjeje në mes të disa personave ka ndërhyrë polici, i cili është sulmuar nga i dyshuari.

Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

“Prizren 21.03.2024 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare gjatë një mosmarrëveshje midis disa personave. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat