Disa persona prenë dru ilegalisht në një objekt fetar në Novobërdë

Kronikë e zezë

Disa persona prenë dru ilegalisht në një objekt fetar në Novobërdë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 08:54
Ilustrim

Një prift nga Novobërda ka raportuar se persona të panjohur kanë prerë dru, ku dyshohet se ajo pjesë i takon objektit fetar.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, teksa rasti vazhdon nën hetime.

“Fsh. Dragancë, Novobërdë 20-21.03.2024. Ankuesi mashkull (prift), ka raportuar se rreth 200 metra larg objektit fetar persona të panjohur kanë prerë dru, kjo pjesë dyshohet se i takon objektit fetar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat