Aksident tek “Rrethi i FSK-së”

Kronikë e zezë

Aksident tek “Rrethi i FSK-së”

Më: 22 mars 2024 Në ora: 10:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh tek rrethi në hyrje të Prishtinës nga Fushë-Kosova, i njohur si rrethi i FSK-së.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, shihen dy vetura me targa vendore të përfshira në aksident, dhe një kamion me rimorkio e cila do ët tërheqë veturat e aksidentuara.

Nuk dihet nëse nga aksidenti ka të lënduar apo vetëm dëme materiale.

Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe do të ju mbaj të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat