Nëna e nxënësit të kërcënuar me thikë: Para kësaj ngjarje fëmijët ishin ngacmuar mes vet

Kronikë e zezë

Nëna e nxënësit të kërcënuar me thikë: Para kësaj ngjarje fëmijët ishin ngacmuar mes vet

Më: 22 mars 2024 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Një kanosje me thikë dyshohet të ketë ndodhur këtë të enjte në shkollën “Iliria” në Prishtinë”.

Lidhur me këtë rast në Kosova Today, ka folur nëna e nxënësit të kërcënuar, e cila tha se këtij konflikti i ka paraprirë një kacafytje e mëhershme.

“Ka kaluar pa fatkeqësinë më të keqe që ka mundur të ndodh.

Fëmijët janë ngacmuar para disa ditësh mes vete dhe siç duket këta të klasës së gjashtë ditën e djeshme i kanë pritur në oborrin e shkollës dhe kanë filluar t’i ngacmojnë, i kanë ndjekur, dhe njëri nga ta e kishte pasur thikën me vete”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat