Gjendet pa shenja jete një person në varrezat e Gurakocit të Istogut

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në varrezat e Gurakocit të Istogut

Më: 24 mars 2024 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Policia është njoftuar se në fshatin Gurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet tutje në konfirmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat