Prokuroria jep detaje për vdekjen tek varrezat e Gurakocit të Istogut

Kronikë e zezë

Prokuroria jep detaje për vdekjen tek varrezat e Gurakocit të Istogut

Më: 24 mars 2024 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut, vdekja e së cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe u shpreh se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me njësitet relevante policore.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, është shprehur Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat