Vetura godet këmbësorin në Prizren: Viktima në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Kronikë e zezë

Vetura godet këmbësorin në Prizren: Viktima në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Më: 25 mars 2024 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një aksident me lëndime të rënda trupore ka ndodhur dje në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, ndërsa shoferi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, ka goditur  këmbësorin –viktimë mashkull kosovar duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje."

Rasti në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat