Parandalohet një rast i kontrabandës në Leposaviq – konfiskohen birra e raki në vlerë rreth 7 mijë euro

Kronikë e zezë

Parandalohet një rast i kontrabandës në Leposaviq – konfiskohen birra e raki në vlerë rreth 7 mijë euro

Më: 25 mars 2024 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kontrabandës.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, policia bënë të ditur se të dielën rreth orës 19:00 gjatë vëzhgimit të rrugëve ilegale që shfrytëzohen për kontrabandë, më saktësisht në fshatin Zërnosek, Komuna e  Leposaviqit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara.

“Automjeti VW ngjyrë e kaltër, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar, në të cilin kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike (birrë) ne vlere rreth 1200 euro.

Automjeti Furgon Mercedes, ngjyrë portokalli dhe e bardhë, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar kazan(8 copë) që shërbejnë për prodhimin dhe përpunimin e pijeve alkoolike (raki) ne vlere rreth 5600 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia shton se pasi që vozitësit nuk posedonin dokumentacion mbi prejardhjen e mallit të ngarkuar, i njëjti është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor, kurse ndaj vozitësve janë zbatuar procedurat e zakonshme për kalim ilegal të kufirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat