Policia konfiskon 21 qese me marihuanë në Skenderaj

Kronikë e zezë

Policia konfiskon 21 qese me marihuanë në Skenderaj

Më: 25 mars 2024 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Epopeja e Jasharajve” në Skenderaj, ka kryer kontrollin e një automjeti.

Gjatë kontrollit të automjetit, të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë (21 paketime në qese plastike dhe dy koka të Marihuanës) të gjitha në peshë 14.4 gram.

I dyshuari është intervistuar.

Ku më pas, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat