Gjendet pa shenja jete gruaja që u raportua si e zhdukur në Rahovec

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete gruaja që u raportua si e zhdukur në Rahovec

Më: 25 mars 2024 Në ora: 11:30
Gruaja e vdekur

Është gjetur pa shenja jete gruaja e cila u raportua si e zhdukur në Rahovec.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se viktima është gjetur pa shenja jete në një fushë.

“Sot derisa kemi qenë në verifikim të informatës për një të moshuar të zhdukur, jemi informuar se e njëjta (femër e lindur në vitin 1937) sot në mëngjes është gjetur pa shenja jete në fushë të hapur në mes të fshatit Ratkoc dhe Vrajak-Rahovec (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen)”, deklaroi ai.

Elezaj shtoi tutje se policia iu ka përgjigjur rastit dhe me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për Obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat