I mituri nga Istogu arrestohet për dhunimin e një 14-vjeçare në Drenas, vajza zbulon në Polici se qëndruan në motel

Kronikë e zezë

I mituri nga Istogu arrestohet për dhunimin e një 14-vjeçare në Drenas, vajza zbulon në Polici se qëndruan në motel

Më: 25 mars 2024 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona edhe të moshës së tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Drenas, ku viktimë është një vajzë 14-vjeçare.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 17-vjeçar nga Istogu, i cili po hetohet nën dyshimet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, me të cilën ka krijuar raport të afërt.

Media mëson se gjithçka u zbulua pasi rasti u denoncua në Polici, me ç’rast e mitura ka dhënë deklaratën e saj dhe ka bërë të ditur se me të dyshuarin është njoftuar përmes rrjeteve sociale.

Në bazë të informacioneve të para, viktima dhe i dyshuari janë takuar në një lokacion në Drenas dhe dyshohet se më pas kanë qëndruar në një motel, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale. 

Si rezultat i denoncimit, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat