Varësia nga droga: Zbulohet edhe një rast në Burgun e Dubravës, gjendet një sasi e marihuanës

Kronikë e zezë

Varësia nga droga: Zbulohet edhe një rast në Burgun e Dubravës, gjendet një sasi e marihuanës

Më: 26 mars 2024 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar sasi të ndryshme të narkotikëve,

Raste të tilla janë të shpeshta në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku edhe së fundmi është gjetur një sasi e substancave narkotike.

Burimet bëjnë me dije se gjatë kontrollimit të një hapësire brenda burgut, u gjet marihuanë, që nuk dihet ende se prej nga erdhi aty.

Droga e gjetur është sekuetsruar, ndërsa lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të tij, është iniciuar rasti për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja apo shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat