Konflikti në trafik, ky është i riu nga Prishtina që u arrestua pasi u prezantua rrejshëm si polic

Kronikë e zezë

Konflikti në trafik, ky është i riu nga Prishtina që u arrestua pasi u prezantua rrejshëm si polic

Më: 26 mars 2024 Në ora: 08:40
Foto nga takimi

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarë të shumtë prezantohen rrejshëm si zyrtarë, me qëllimin për të qëruar hesape, për të përfituar dobi pasurore apo për të dalë nga telashet në të cilat futen. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur të hënën, në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Media mëson se këtë herë një 33-vjeçar po dyshohet se e ka kanosur një person, të cilit më pas i është prezantuar si zyrtar i Policisë, pasi u përfshi në një konflikt në komunikacion.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për të dyshuarin Lorik Barjami, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, Bajrami po dyshohet se pasi ishte kapur me viktimën në trafik, të njëjtit i është prezantuar si zyrtar policor, e më pas e ka ekspozuar edhe një mjetë të mprehtë.

Përballë kësaj situate, pasi rasti është denoncuar, Policia ka arritur që të sigurojë prezencën e personit të dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe të iniciohet rasti në drejtim të tri veprave penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat