Kaplohet nga zjarri një veturë në lëvizje me targa të huaja në Obiliq

Kronikë e zezë

Kaplohet nga zjarri një veturë në lëvizje me targa të huaja në Obiliq

Më: 26 mars 2024 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje në autostradë, vetura e tij me targa të huaja papritmas është kapluar nga zjarri dhe më pas është djegur tërësisht.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:15, në Obiliq.

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje në autostradë, vetura e tij me targa të huaja papritmas është kapluar nga zjarri dhe më pas është djegur tërësisht. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit”, thuhet në raport.

Ndërkaq, përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti procedohet në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat