E bëri për spital një person në Vushtrri, arrestohet e më pas lirohet

Kronikë e zezë

E bëri për spital një person në Vushtrri, arrestohet e më pas lirohet

Më: 26 mars 2024 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Vushtrri pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar një person.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa nga i dyshuari njësiti policor ka konfiskuar edhe një armë gjuetie me katër fishekë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat