Policia arreston tre persona për dhunë në familje në Prishtinë e Graçanicë

Kronikë e zezë

Policia arreston tre persona për dhunë në familje në Prishtinë e Graçanicë

Më: 26 mars 2024 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Policia në rajonin e Prishtinës ka arrestuar tre persona për dhunën e ushtruar në familje.

Mëngjesin e së hënës në kryeqytet është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka sulmuar viktimën femër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

E në Graçanicë, në dy raste të ndara, janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj, për shkak se kishin ushtruar dhunë në familje ndaj viktimave femra.

Njëra prej viktimave ka pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat