Drogë në Qendrën Korrektuese në Istog

Kronikë e zezë

Drogë në Qendrën Korrektuese në Istog

Më: 26 mars 2024 Në ora: 10:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka gjetur substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në Qendrën Korrektuese në Istog.

Sipas raportit 24 orësh, njësitet policore u janë përgjigjur rastit ku është raportuar se gjatë një kontrolli në hapësirën e qendrës kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale marihuanë,  në peshë tetë gramë.

Njësitet policore, iu janë përgjigjur rastit ku është raportuar se gjatë një kontrolli që është bërë ne hapsirën e qendrës kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale substancë te dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, e cila pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë tetë (8) gramë”, thuhet  mes tjerash në raportin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat