Plagoset një person në Kolovicë, policia zbardhë detajet

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Kolovicë, policia zbardhë detajet

Më: 26 mars 2024 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodh sot rreth orë 13:40 në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e rajonit të Prishtinës, e cila ka dhënë detajet e fundit për të shtënat me armë në mes të ditës.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë për Sinjalin, Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat