​Vet-aksidentohet një kamion, rruga Carralevë- Duhël e bllokuar

Kronikë e zezë

​Vet-aksidentohet një kamion, rruga Carralevë- Duhël e bllokuar

Më: 27 mars 2024 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Një vet-aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Carralevë- Duhël.

Ku si pasojë përveç dëmeve materiale, edhe shoferi ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi i ka thënë KosovaPress-it, se Policia janë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin.

Sipas tij, në vet-aksident është i përfshirë një kamion i madh, kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat