Skenderaj, bastiset një lokal ku zhvillohej veprimtari e ndaluar bixhozi

Kronikë e zezë

Skenderaj, bastiset një lokal ku zhvillohej veprimtari e ndaluar bixhozi

Më: 27 mars 2024 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Policia e Kosova ka arrestuar në Skenderaj një person të dyshuar - punëtor në një lokal ku zhvillohej veprimtari e ndaluar bixhozi.

“Gjatë bastisjes së lokalit, janë hasur dy aparate bixhozi, dy kompjuterë për printimin e tiketave të lojërave të fatit, dy shtëpiza të kompjuterit, dy tastiera, dy mausa, si dhe letra që shërbejnë për printim”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe inspektorët komunal të cilët kanë mbyllur lokalin.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat