E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në mes të rrugës në Prishtinë, nisin hetimet

Kronikë e zezë

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në mes të rrugës në Prishtinë, nisin hetimet

Më: 27 mars 2024 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te rrethi afër ish hotel ‘Victory’ në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Burimet e medias brenda Emergjencës kanë bërë me dije se në orët e hershme të mëngjesit kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ishte gjetur pa ndjenja në tokë dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Media mëson se viktima është një 53-vjeçar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat