Pejani u ‘çartet’ policëve që e gjobitën pasi e parkoi veturën në vendkalimin për këmbësorë, arrestohet

Kronikë e zezë

Pejani u ‘çartet’ policëve që e gjobitën pasi e parkoi veturën në vendkalimin për këmbësorë, arrestohet

Më: 27 mars 2024 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Shkak për këtë në shumë raste janë pakënaqësitë për shqiptimin e gjobave në komunikacion. 

Burimet e medias brenda Prokurorisë bëjnë me dije se një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Eliot Engel’ në Pejë, ku një person dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë që po patrullonin në atë zonë.

Sipas burimeve, sherri ka nisur pasi 37-vjeçari kishte parkuar veturën e tij në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë. Pasi policët i kanë shqiptuar atij tiketë për parkim në kundërshtim me rregullat e komunikacionit, i njëjti dyshohet se ka kanosur njërin prej policëve duke i thënë se do merret me të personalisht.

I dyshuari po ashtu ka refuzuar ta largojë veturën, duke thënë se s’guxon askush t’ia prekë, si dhe ka shfaqur rezistencë gjatë arrestimit.

Zyrtarët policorë kanë arritur që ta vënë në kontroll të dyshuarin dhe i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për veprën penale ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat