E frikshme: Burri në Pejë rrah dhe kërcënon me thikë bashkëshorten, e dëbon nga shtëpia

Kronikë e zezë

E frikshme: Burri në Pejë rrah dhe kërcënon me thikë bashkëshorten, e dëbon nga shtëpia

Më: 28 mars 2024 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua në Pejë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

Burimet e medias kanë bërë me dije se 31-vjeçarja ka deklaruar se bashkëshorti i saj është konsumues i alkoolit dhe ushtron dhunë psikike e fizike ndaj saj.

Bazuar në dëshminë e viktimës, në rastin e fundit 33-vjeçari e ka rrahur dhe më pas nën kërcënimin e thikës e ka dëbuar nga shtëpia. Gruaja ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat