Gjobiten dy vozitës të cilët po garonin me vetura

Kronikë e zezë

Gjobiten dy vozitës të cilët po garonin me vetura

Më: 28 mars 2024 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vozitës janë gjobitur mbrëmjen e së mërkurës nga njësiti i trafikut rajonal pasi po garonin me vetura duke shkaktuar rrezik për veten dhe pjesëmarrësit në trafik, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Në një njoftim në Facebook, policia ka thënë se organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet.

“Mbrëmë  në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, nga njësiti i trafikut rajonal janë gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura duke shkaktuar kështu rrezik për veten dhe  pjesëmarrësit në trafik.

Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat