Telashe mes çiftit në Fushë Kosovë, 35-vjeçarja thotë se i fejuari nga Shqipëria e kërcënoi me thikë

Kronikë e zezë

Telashe mes çiftit në Fushë Kosovë, 35-vjeçarja thotë se i fejuari nga Shqipëria e kërcënoi me thikë

Më: 28 mars 2024 Në ora: 12:15
Ilustrim

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë qoftë nga bashkëshortët apo partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë një grua në Fushë Kosovë, e cila ka denoncuar të fejuarin e saj për dhunë.

35-vjeçarja ka deklaruar se pas një konflikti verbal me të fejuarin, ai e ka kërcënuar me thikë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së 22-vjeçarit, i cili është shtetas i Shqipërisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat