Aksident në Prishtinë, lëndohet ngasësi i një motoçiklete

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, lëndohet ngasësi i një motoçiklete

Më: 28 mars 2024 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën “Garibaldi” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.

Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore.  Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet tutje në konfirmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat