​Shtiu me armë zjarri, arrestohet njё person në Vitomiricë

Kronikë e zezë

​Shtiu me armë zjarri, arrestohet njё person në Vitomiricë

Më: 29 mars 2024 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Pejё, sot rreth orës 09:00, ka pranuar njё informacion se më datё 23 mars 2024 rreth orёs 17:00, nё fshatin Vitomiricё njё person i dyshuar kishte shtёnё me armё zjarri.

Njёsiti i hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё ka ndёrmarrё veprime hetimore dhe ёshtё arritur tё gjenden dy gёzhoja ne vendin e ngjarjes.

Ku mё pas edhe personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe nё veturën e tij janё gjetur dhe sekuestruar njё pistoletё e tipit M57 kalibri 7.62 milimetra, dy gёzhoja kalibri 7.62X 25 milimetra.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit rasti shkon nё procedurё te rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat