Aksident në autostradën Prishtinë-Pejë, vetura del nga rruga

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën Prishtinë-Pejë, vetura del nga rruga

Më: 9 prill 2024 Në ora: 23:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një i tillë ka ndodh edhe para pak kohësh në autostradë Prishtinë-Pejë.

Aty shihet se si një veturë ka goditur anësoret e autostradës, ku për pasojë mjeti është dëmtuar.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat