Vdesin dy të rinj në një aksident në Leposaviq, një tjetër në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Vdesin dy të rinj në një aksident në Leposaviq, një tjetër në gjendje të rëndë

Më: 10 prill 2024 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Dy persona të moshës 25-vjeçare kanë vdekur në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në Leposaviq.

Të dy shoferët u përplasën me vetura, teksa në gjendje të rëndë ndodhet edhe një person.

Rastin e kanë konfirmuar për mediumin lokal Kossev nga Policia e Kosovës.

“Pesë minuta pas mesnate, ka ndodhur aksidenti dhe siç dyshohet sipas rezultateve paraprake të hetimeve, një automjet Audi 6 me targa të Beogradit ka kaluar në shiritin e kundërt të trafikut dhe është përplasur drejtpërdrejt me një automjet Peugeot, i cili po lëvizte në korsinë e tij”, ka thënë Munish Avdiu, shef i njësitit të komunikacionit në rajonin e PK-së në Veri.

Drejtuesit e të dy makinave kanë vdekur si pasojë e plagëve të rënda, kurse trupat e tyre të pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. I lënduari është transferuar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat