Aksident trafiku në Klinë, gjashtë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Klinë, gjashtë të lënduar

Më: 10 prill 2024 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Klinavc të Klinës, rreth orës 14:50.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se në aksident janë të përfshira dy vetura.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë. Rasti po hetohet nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë”, tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat