Të shtëna në fshatin Carallukë, ky është 21-vjeçari që gjuante me armë të gjatë nga shtëpia e tij

Kronikë e zezë

Të shtëna në fshatin Carallukë, ky është 21-vjeçari që gjuante me armë të gjatë nga shtëpia e tij

Më: 11 prill 2024 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Rastet  e të shtënave me armë në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe shpeshherë përfundojnë me plagosje. Pothuajse në të gjitha rastet të dyshuarit mbajnë armë ilegale, të cilat i përdorin me të madhe, duke cenuar edhe sigurinë e qytetarëve. Një rast i tillë ka ndodhur sot në Istog.

Këtë herë, të shtënat janë dëgjuar në fshatin Carallukë, ku një 21-vjeçar gjuajti me armë nga shtëpia e tij, duke trazuar banorët në atë pjesë.

Media mëson ekskluzivisht se i dyshuari është: Agnes Ajrizaj.

Ky i fundit, siç merr vesh Gazeta Sinjali, ka shkrepur armën e gjatë disa herë nga shtëpia e tij, për motive akoma të panjohura.

Posa rasti është denoncuar, njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku edhe është kryer bastisje.

Arma që dyshohet se është përdorur nga i riu është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëror në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat