Policia jep detaje për aksidentin në Leposaviq, ku vdiqën dy persona

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Leposaviq, ku vdiqën dy persona

Më: 11 prill 2024 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin me fatalitet në Leposaviq.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur përderisa njëra nga veturat po lëvizte në shiritin e kundërt të rrugës, ku janë ndeshur me veturën tjetër.

Njoftimi:

Leposaviq / 10.04.2024 – 00:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave ku si pasojë e lëndimeve te marra, dy drejtuesit meshkuj kosovarë kanë nderruar jete, ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore. Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur njëra nga veturat e involvuara në aksident ishte duke levizur ne shiritin e kundërt të lëvizjes, me c’rast është ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat