Policia e Kosovës ka pranuar sot rreth orës 11:30 një informatë se afër rezervuarit të ujit në rrugën “Skënderbeu” në Shtime është gjetur një mjet i dyshuar.
Lajmi për KosovaPress u bë i ditur nga zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt Kanun Veseli.
Sipas të cilit bëhet fjalë për një predhë artilerie, e cila dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës si dhe është njoftuar njësia përkatëse e FSK-së.