​Zbulohet një mjet shpërthyes nga Lufta e Dytë Botërore në Shtime

Kronikë e zezë

​Zbulohet një mjet shpërthyes nga Lufta e Dytë Botërore në Shtime

Më: 11 prill 2024 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka pranuar sot rreth orës 11:30 një informatë se afër rezervuarit të ujit në rrugën “Skënderbeu” në Shtime është gjetur një mjet i dyshuar.

Lajmi për KosovaPress u bë i ditur nga zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt Kanun Veseli.

Sipas të cilit bëhet fjalë për një predhë artilerie, e cila dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës si dhe është njoftuar njësia përkatëse e FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat