​FSK largon mjetin shpërthyes nga Lufta e Dytë Botërore në Shtime

Kronikë e zezë

​FSK largon mjetin shpërthyes nga Lufta e Dytë Botërore në Shtime

Më: 11 prill 2024 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Njësia e Deminimit e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë sot tërheqjen e sigurt të një mjeti shpërthyes në Shtime.

Lajmi për KosovaPress u bë i ditur nga zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt Kanun Veseli.

Sipas të cilit tërheqja e mjetit të dyshuar si predhë artilerie nga koha e Luftës së Dytë Botërore është bërë në orën 18:06.

Mjeti shpërthyes ishte gjetur sot rreth orës 11:30 afër rezervuarit të ujit në rrugën “Skëndereu” në Shtime, ku në vendngjarje kanë dalë Policia e Kosovës si dhe është njoftuar njësia përkatëse e FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat