Gjakovari shkon i dehur te shtëpia e ish gruas dhe tenton ta rrah, përfundon në pranga të Policisë

Kronikë e zezë

Gjakovari shkon i dehur te shtëpia e ish gruas dhe tenton ta rrah, përfundon në pranga të Policisë

Më: 12 prill 2024 Në ora: 06:09
Foto ilustrim

Shpeshherë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, të cilët nuk arrijnë ta pranojnë ndarjen.

Një rast i tillë ka ndodhur të merkurën në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar në Polici ish bashkëshortin e saj me të cilin kishte qenë e martuar për disa vite.

Media mëson se 34-vjeçari po dyshohet se i ka shkuar te shtëpia viktimës, duke e ofenduar dhe sharë derisa ka tentuar edhe ta sulmojë fizikisht.

Familjarët e viktimës kanë intervenuar duke e ndalur të dyshuarin, i cili më pas është denoncuar në Polici.

Me të marrë informatën, njësitet policore janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar.

Në stacion ai iu nënshtrua edhe testit të alkoolit, ku rezultoi në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat