Gruaja e denoncon bashkëshortin për dhunën sistematike ndaj saj, i dyshuari e mohon

Kronikë e zezë

Gruaja e denoncon bashkëshortin për dhunën sistematike ndaj saj, i dyshuari e mohon

Më: 12 prill 2024 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një grua në Klinë, e cila e ka raportuar bashkëshortin për dhunë në familje.

Media mëson se viktima ka deklaruar se i dyshuari vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike e psikike, si dhe ka shkaktuar telashe edhe si pasojë e përdorimit të alkoolit.

Përballë kësaj situate, viktima ka kërkuar ndihmë në Polici, ku ka rrëfyer edhe rastet e tjera që kanë ndodhur në familjen e tyre.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndër të tjera e ka mohuar se ka ushtruar dhunë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat