Shoferi gjobitet me 300 euro pasi drejtoi mjetin e paregjistruar për më tepër se 30 ditë

Kronikë e zezë

Shoferi gjobitet me 300 euro pasi drejtoi mjetin e paregjistruar për më tepër se 30 ditë

Më: 12 prill 2024 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Një shofer në Prishtinë është gjobitur me 200 euro pasi që ka drejtuar mjetin e paregjistruar për më tepër se 30 ditë.

Pos gjobës, policia ia ka konfiskuar edhe mjetin përkohësisht.

“VAZHDON KONTROLLI I TRAFIKUT PËRMES VETURAVE ME PAJISJE INTELIGJENTE! – ­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­Kalimi i afatit të regjistrimit më tepër se 30 ditë!

Gjatë kontrollit në trafik përmes veturës me pajisje inteligjente “SMART PATROL” është identifikuar shoferi duke drejtuar mjetin e pa regjistruar më tepër se 30 ditë, i njëjti sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut është gjobitur 200 € si dhe mjeti është konfiskuar përkohësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat