Arrestohen katër persona në Gjilan, policia gjatë bastisjes ua gjen disa armë

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona në Gjilan, policia gjatë bastisjes ua gjen disa armë

Më: 13 prill 2024 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar ditën e premte në Gjilan.

Policia njofton se të dyshuarve ua ka gjetur edhe disa armë.

“Rr.Ernest Koliqi , Gjilan 09.04.2024 – 21:45. Njësitet policore pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin e datës 09.04.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar 4 persona te dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë bastisjes, të të dyshuarve janë gjetur: tri pistoleta të llojeve te ndryshme; një pushkë e gjatë 10-she si dhe 390 fishekë kalibrash të ndryshëm”, ka njoftuar policia.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuari janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat